Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh dhe Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, priti sot në takim pune përfaqësuesë të GIZ-it Gjerman, kryesuar nga Marina Kovaqiq dhe Ilija Bundaleski.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi u diskutua rreth koncept dokumentit për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për Rikthimin e Aseteve, gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtar lidhur me Rikthimin e Aseteve, shkruan Arbresh.info.
Në këtë takim pjesëmarrësit u zotuan që të vazhdojnë takimet me qëllim të arritjes së efikasitetit të Zyrës për Rikthim të Aseteve dhe rikthimit të aseteve në mes të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera./Arbresh.info/
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...