Në seancën e sotme që po mbahet në Gjykatën Speciale ndaj ish-ushtarit të UÇK’së, Salih Mustafa, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka kërkuar që të fillojë procesi gjyqësor ndaj Mustafës.
Zyra e Prokurorit thotë se i ka përfunduar proceset hetimore ndaj Salih Mustafës dhe se janë të gatshëm që të fillojë procesi gjyqësor.
“ZPS i ka përfunduar hetimet e veta, ka dy aktivitete hetimore që nuk kanë përfunduar ende dhe kemi depozituar një dokument të portokolluar sot në mëngjes. Tjetër aktivitet hetimor që nuk është i përfunduar, është në dijeninë tuaj gjykatës. Këto dy aktivitete të papërfunduara nuk e pengojnë fillimin e procesit gjyqësor”, tha përfaqësuesi i Zyrës së Prokurorit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...