Zyra e Presidentes Vjosa Osmani ka reaguar ndaj raportimeve për ndërtimin e një rezidence presidenciale, duke i quajtur ato të pavërteta.
Në reagim thuhet se Presidentja nuk ka kërkuar ndonjë objekt me oborr privat, dhoma apo luks personal.
“Presidentja e vendit asnjëherë nuk ka kërkuar ndërtim të ndonjë rezidence presidenciale… e as ndonjë luks tjetër personal,” thuhet në reagim, shkruan Arbresh.info
Presidenca sqaron se plani ideor për objektin nuk është aprovuar nga Presidentja dhe ajo ka kërkuar që ai të rishqyrtohet për t’iu përshtatur nevojave reale shtetërore, jo personale.
“Kosova është vendi i vetëm në Evropë, në mos edhe në botë, ku Kreu i Shtetit nuk ka një objekt të posaçëm për detyrat zyrtare,” thuhet në njoftim.
Zyra e Presidentes thekson se ndërtimi eventual do të zgjaste 5–6 vite, çka nënkupton se Presidentja aktuale nuk do ta përdorte këtë objekt gjatë mandatit të saj.
“Çdo pretendim se ajo po ndërton ‘për vete’ është jashtë çdo logjike,” thuhet në fund të reagimit./Arbresh.info
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë