Të premten (nesër) Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz pritet të vizitojë shtetin e Kosovës.
Pas arritjes së tij në Prishtinë, Scholz do të pritet në takim nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.
Sipas njoftimit të zyrës për media të Qeverisë së Kosovës, takimi mes Kurtit dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz do të mbahet rreth orës 10:45 në ndërtesën e qeverisë.
Pas Kosovës, kancelari gjerman pritet të vizitojë Beogradin, Selanikun, Shkupin për të përfunduar në Sofje vizitat e tij në Ballkan. /arbresh.info/
Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me ita...
Më shumë se 3,000 të vdekur në protesta në të gjithë Iranin
U kap me një pako me drogë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë,...
Trump thotë se e bindi veten të mos e sulmojë Iranin
ATK mbush 26-vjet
FSK dhe Garda Kombëtare e Iowa-s thellojnë partneritetin str...