Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, Jetlir Zyberaj tha se skena politike në Kosovë nëse ka vullnet dhe interes për ta quar përpara interesin e qytetarëve, do ta gjej rrugën e ikjes nga shkaktimi i krizave artificiale.
E në këtë rast, ai u shpreh skeptik rreth kësaj çështje.
“Skena politike e jona nëse ka vullnet dhe interes për ta quar përpara interesin e qytetarëve, do ta gjej rrugën e ikjes nga shkaktimi i krizave artificiale. Nëse jo, e që unë jam skeptik për një pjesë të madhe të subjekteve politike, atëherë do të prodhojmë edhe kriza të tilla”, u shpreh Zyberaj.
Ai, po ashtu tha se deri tash asnjë parti politike nuk ka ndonjë ofertë konkrete për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.
“Ne gjithë pajtohemi që mënyra dhe dinamika e qeverisjes duhet të ndryshoj kahje në këtë vend. Partitë politike që garojnë për të qeverisur me vendin, duhet të garojnë me oferta konkrete dhe fatkeqësisht në këtë periudhë nuk po e shohim asnjë ofertë konkrete”, tha Zyberaj në Clik.
Qeveria aktuale, sipas tij, vitin e kaluar kaloi një ligj për rimëkëmbje ekonomike, mirëpo kjo nuk mjafton.
“Prioriteti qeverisë së ardhshme duhet të jetë ndërmarrja e hapave emergjent, ide kreative se si duhet të dilet nga kjo krizë”, tha ai.
Sfidë tjetër për qeverinë e ardhshme, sipas tij, do të jetë përfundimi i bisedimeve me Serbinë.
“Është Kosovë që humb nga një zvarritje e tillë. Stabilitet politik nuk mund të ketë në Kosovë, përderisa ne e kemi të hapur ende një kapitull me Serbinë” u shpreh Zyberaj.
Ai, po ashtu tha se nuk beson që Brukseli është adresa e duhur për tu përmbyllur procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi.
Zyberaj tha se çdo zgjatje e procesit dialogues shkon në dëm të Kosovës./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...