Këshilltari i kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ish kryeministri Haradinaj ka reflektuar me propozimin e tij që Presidenti të zgjidhet nga populli.
“Është mirë të shohesh që ish-kryeministri Haradinaj ka reflektuar në këto vite. Sot paska propozuar zgjedhjen e presidentit nga populli. Kur në vitin 2007 z.Behgjet Pacolli propozoi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit, ishte partia e zotit Haradinaj që akuzontë se Pacolli dëshiron të importojë sisteme nga lindja”, ka shkruar Zyberaj.
Ai ka shkruar se Pacolli gjithnjë ka besuar gjithnjë që në sistemin politik të Kosovës, Presidenti duhet të zgjidhet direkt nga qytetarët.
“Pacolli gjithnjë besonte se në sistemin politik të Kosovës për të pasur legjitimitet institucional do të ishte mirë që të zgjidhët drejtpërdrejt Presidenti dhe të shmangën kriza politikë në vend”, ka thënë ai.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...