Një zjarr ka përfshirë objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Zv.Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra për Arbresh.info tha se zjarri ka rënë rreth orës 7:56.
“Rreth orës 7:56 minuta brigada e zjarrfikësve ka pranuar një informatë se objekti o Institutit të Mjekësisë Ligjore është i përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes , kanë intervenuar, për një kohë të shkurtër kanë futur zjarrin nën kontroll”, u shpreh ai.
Ai tregoi se puna është duke vazhduar, teksa tha se ka dëme materiale.
“Edhe tashmë puna është duke vazhduar, deri në përfundimin e zjarrit.Sipas informatave që posedoj të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale.Do të thotë është e përfshirë një zyre e cila ka qenë përfshirë në dyshe”, shton ai.
Shkodra tha se nuk kanë informata se nga çfarë ka ardhur zjarri.
“Nuk kemi informata se nga çfarë ka ardhur zjarri, ka mbetje ende që vazhdojnë të digjen”, tha ai.
LEXO EDHE:
Zjarri në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pamje nga vendi i ngjarjes
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë