Komuna e Zubin Potokut është renditur e para me pjesëmarrjen më të madhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në këtë komunë kanë votuar 57,34% e qytetarëve me të drejtë vote, shkruan arbresh.info.
Në të njëjtin njoftim thuhet se nga 8 mijë e 528 qytetarë me të drejtë votë e kanë shfrytëzuar 4.890 të tillë.
Ndryshe votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura sot në Kosovë ka përfunduar në orën 19:00.
Sipas KQZ-së procesi ka qenë i qetë me disa parregullsi të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit. /arbresh.info/
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në