Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %.
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (KEDS), dhe furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU)”, njofton ZRRE.
Publikimi i Raporteve Konsultative për të Hyrat Maksimale të Lejuara, sipas ZRrE-së përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.
Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje.
“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat. Bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15 %”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e poktikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative.
“Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre”, njofton Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...
“Osmani s’i ka votat për t’u rizgjedhur presidente”, Nagavci...