Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka reaguar pas deklaratave të fundit lidhur me licencimin e kompanisë EFT, duke theksuar se veprimet e saj janë të bazuara pikërisht në kritere ligjore dhe rregullative, pa ndikim nga aktorë të jashtëm.
ZRRE ka njoftuar se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për aktivitetin e furnizimit me shumicë të energjisë elektrike gjatë periudhës 2006–2012.
Ndërsa Energy Financing Team LLC ka qenë e licencuar nga ZRRE për aktivitetin e furnizimit me shumicë nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri 2026, gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
“Pavarësisht kësaj, ZRRE ka siguruar në vazhdimësi komunikim të rregullt dhe transparent me mediat për informimin e publikut dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për transparencë dhe llogaridhënie. Kulmimi dhe mos ndalja e këtyre ndërhyrjeve e bën reagimin publik të pashmangshëm”, thuhet në komunikatën për media të ZRRE-së.
ZRRE thekson qartë se procesi i licencimit të subjekteve energjetike bazohet në kritere të qarta ligjore dhe rregullative, dhe nuk ndikohet nga akterët e ndryshëm që janë jashtë kornizës ligjore dhe institucionale.
“Në lidhje me deklaratat e fundit për licencimin e kompanisë EFT, ZRRE informon opinionin e gjerë se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012. Po ashtu ju informojmë se Energy Financing Team LLC është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026, gjithmonë në përputhje me kornizën ligjore”, thuhet në komunikatën për media të ZRRE-së.
Sipas ZRRE-së, çdo përpjekje për të paraqitur ndryshe këtë proces rrezikon të krijojë paqartësi në publik, dhe të dëmtojë besimin për institucionet e pavarura dhe stabilitetin e tregut të energjisë elektrike.
“Deklarata të tilla nga akterë të ndryshëm janë të papërgjegjshme, të dëmshme dhe nuk i shërbejnë as transparencës dhe as interesit publik. ZRRE është institucion i pavarur kushtetues dhe ligjor. Çdo tentativë nga individë apo grupe të caktuara të interesit për ndikim në çështjet rregullative përbën shkelje serioze të parimit të pavarësisë së rregullatorit, cenon sundimin e ligjit, dëmton funksionimin e tregut të energjisë dhe rrezikon në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të ZRRE-së.
Fakte për shtetin e 121-të që e njeh Kosovën
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...