Zyra e Rregullatorit për Energji ka kërkuar nga KESCO dhe KEDS që të mos aplikojë reduktime të energjisë elektrike
ZRRE-ja përmes një komunikate për media, ka sqaruar se ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare nga KESCO furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerjen e menjëhershme të reduktimeve, përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.
Kjo është komunikata e plotë e ZRRE-së:
ZRRE kërkon nga KESCO furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton opinionin e gjerë se në bazë të autoritetit të saj ligjor, në vazhdimësi është duke monitoruar operimet dhe sjelljet e operatorëve të sistemit të energjisë elektrike në vend.
Sipas informatave të ditëve të fundit, të pranuara nëpërmjet ankesave nga konsumatorët, raportimeve të mediave të shkruara dhe elektronike, është vërejtur se Operatori i Furnizimit me Energji (KESCO) është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme në vend.
ZRRE ka reaguar menjëherë, duke dërguar shkresë zyrtare tek KESCO përmes të cilës ka kërkuar nga ajo furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.
ZRRE kërkon edhe njëherë nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e operimit të sistemit, dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...
Haxhiu: Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjë...
Corriere dello Sport: Kosova për histori – shteti i vogël ën...
Rama pret përfaqësueset e Institutit për Krimet e Luftës, di...
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...