Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në manifestimin e “Natës së Zjarreve” në Skenderaj, tha sonte se nuk ka pasuri më të madhe se sa populli që din me çmuar lirinë.
“Është diçka e rrallë në krejt popujt e botës, e ne e kemi në mesin tonë dhe të mos e harrojmë atë që kemi në mesin tonë, i kemi Ademin, Hamzën e Shabanin e ri, e kemi Muratin, Bekimin, Lulin e Bashkimin edhe e kemi bacën Rifat”, tha Haradinaj dhe shtoi se “Zoti është i madh që na ka fal këtë familje që e kemi në mesin tonë”.
Kryeministri pohoi se këta tre brezat që u flijuan për liri, po këta tre breza janë dëshmitar të lirisë sonë dhe “sot bashkohemi me i kujtuar ata që ranë për liri, Komandantin Legjendar Adem Jashari e Familjen Jashari dhe të gjithë ata që ranë për liri”.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...