Rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri te rrethi i madh që çon në drejtim të Fushë Kosovës, do të hapet për qarkullim këtë vit.
Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.
Sipas tij, hapja e kësaj rruge do të lirojë në masë të madhe trafikun.
Punimet janë duke vijuar me intensitet, pamje nga të cilat ka shpërndarë nënkryetari Zogaj.
” Kjo është rruga nga rrethi i vogël i Arbërisë e deri tek rrethi i madh për Fushë Kosovë! Kjo rrugë e cila do të hapet për qarkullim këtë vit, do të liroj në masë të madhe trafikun në rrugën ‘Tirana’, por edhe në të gjithë qytetin” shkroi Zogaj.

El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...