Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj e ka replikuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin në rrjetin social Twitter, rreth disa shifrave të rritjes së numërit të të punësuarve në tri vitet e fundit që ministri i publikoi sot.
Sipas ministrit Murati, për tri vite, në Kosovë janë punësuar mbi 60 mijë qytetarë, shkruan arbresh.info.
“Në muajin maj të vitit 2019 kanë qenë të punësuar në Kosovë 318,610 persona, ndërsa në maj të vitit 2022 382,861 të punësuar” thuhet në njoftimin e Muratit.
Ndërsa nënkryetari Zogaj i ka thënë ministrit se këta punëtorë janë regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë dhe i ka bërë thirrje ministrit që t’i publikojë shifrat e sakta se sa vende të punës janë hapur në vitin 2021.
“Këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë! Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? ”, ka shkruar Zogaj.
Këta janë të gjithë punëtorë të regjistruar për t’i marrë subvencionet e pandemisë! Sa është punësimi real Z. Ministër? Sa vende të reja pune janë hapur në vitin 2021? #Jobs https://t.co/RRevzew089
— Alban Zogaj (@albanzogaj) June 25, 2022
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...
Shkencëtarët zbulojnë mekanizmin e fshehur që kontrollon she...
Google mund të bëjë një ndryshim të madh në Gmail
Psikologët: Shtatë zakone të mëngjesit e përkeqësojnë ankthi...