Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj e ka vlerësuar vitin 2023 si vit të zhvillimeve pozitive në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke thënë se impenjim kryesor ka qenë reforma në sistemin e drejtësisë.
Në intervistën dhënë RTK-së, Zogaj tha se ka qenë institucioni që ai drejton, i cili e ka nxitur reformën në sistemin e drejtësisë.
“Mund ta konfirmoj që ne kemi qenë institucioni që e kemi nxitur reformën edhe për çështjet që lidhen me procedurat civile, që tashmë po bëhet kodi i procedurës civile në gjykatën administrative dhe reformën për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme. Po ashtu kemi marrë pjesë në hartimin e proces-dokumenteve dhe ligjeve përkatëse për këto çështje”, tha Zogaj.
Tutje, ka thënë, se ka një dakordim të institucioneve për kontekstin e zhvillimeve ligjore qoftë në procese të reja, porse siç tha ai, ka një përjashtim ku institucionet e vendit ende nuk janë dakorduar për verifikimin e kandidatëve për gjyqtar dhe gjyqtarëve në proces.
Megjithatë, Zogaj tha se zotimi i tyre ka qenë që gjithçka që nuk e cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe gjithçka që lidhet me frymën e standardeve evropiane për këto koncepte, do të pranohet.
“Kemi efikasitet në shkallën 100%, sipas standardeve të Këshillit të Evropës”, tha Zogaj.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...