Zogaj: 120 kosovarë janë kthyer sot nga Zvicra në Kosovë, edhe 120 të tjerë kthehen nesër nga Gjermania

12:27 | 15 Maj 2020
A Z

Sot në Kosovë janë kthyer rreth 120 kosovarë nga Zvicra.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, Alban Zogaj, shef i kabinetit të Lumir Abdixhikut në Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Zogaj gjithashtu tha se edhe nesër pritet të vijnë rreth 120 persona nga Gjermania.

“Sot gjatë ditës në Kosovë kanë arritur 120 persona  nga Zvicra edhe 120 të tjerë do të arrijnë gjatë ditës së nesërme(të shtunën), autoritete e Kosovës janë në kantatë të vazhdueshëm me qytetarët që do të kthehen në Kosovë, tha ai për Arbresh.info.

Aktualisht të gjithë janë duke ju nënshtruar kontrollit mjekësor në Aeroportin e Prishtinës, e pastaj për tu derguar në Qendrën e Studenteve ne Prishtinë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale