Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takimet konsultative me partitë parlamentare të komuniteteve joshumicë, i vazhdoi me deputetin e zgjedhur nga radhët e komunitetit rom, Kryetarin e Partisë së Romëve të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Albert Kinolli.
Në një bashkëbisedim konstruktiv, kryeministri Kurti dhe kryetari Kinolli diskutuan për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe thirrjes së seancës konstituive nga Presidentja e vendit.
Të dy theksuan rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë dhe pa vonesa, dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Gjatë bisedës, kryeministri veçoi promovimin dhe fasilitimin e punësimit përmes Agjencisë së Punësimit, bursat e studimit për nxënësit dhe studentët rom dhe qendrat mësimore, si dhe mbështetjen në projektet për kulturë dhe rini, si rezultate të drejtpërdrejta dhe dëshmi e përkushtimit të qeverisë për mirëqenie dhe zhvillim të gjithmbarshëm, nga i cili përfitojnë të gjitha komunitetet pa dallim./Arbresh.info
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës