Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke e realizuar auditimin “Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Studentëve” në Universitetin e Prishtinës.
Auditimi do të vlerësojë menaxhimin dhe administrimin e platformës SEMS, si dhe nëse kjo platformë siguron mbështetje efektive dhe të sigurt për funksionet kryesore të Universitetit të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës ka krijuar platformën SEMS për t’ju ofruar shërbime elektronike studentëve që nga procesi i aplikimit për studime deri te pajisja me diplomë. SEMS është në përdorim që nga viti 2012 dhe funksionon në të gjitha njësitë akademike të UP-së duke mbuluar gjithsej 14 fakultete. SEMS ka rol kyç në efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit akademik dhe administrativ të UP-së.
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...