Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:54, një zjarr ka përfshirë kulmin e përbashkët të disa banesave në Fushë Kosovë, në afërsi të stacionit të trenit, konkretisht në rrugën “Drena II”.
Lajmin e ka konfirmuar Malë Gashi nga Brigada e Zjarrfikësve, i cili tha se ekipet kanë arritur që zjarri të jetë nën kontroll dhe tashmë është në përfundim.
Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim”, th ai./Arbresh.info
Drejtori i Policisë: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur...
U paraqitën si punëtorë bankash, tre të arrestuar në Prishti...
LDK në Mitrovicë del nga koalicioni qeverisës me LVV-në
Peci tallet keq me degën e LDK-së në Mitrovicë: Me 3% nuk pu...
Rogertit i jepet edhe një shans për të qëndruar në Big Broth...
Kosova dhe Austria nënshkruajnë planin e bashkëpunimit bilat...