Një zjarr ka përfshirë katin e një shtëpie mëngjesin e sotëm në fshatin Uglar të Zubin Potokut.
Sipas njoftimit t se zjarrfikësit kanë arritur ta shuanin zjarrin.
“Më datë 17.08.2025, rreth orës 04:30, Policia ka pranuar informacion për një zjarr që kishte përfshirë një objekt (shtëpi) në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Zjarri kishte përfshirë një kat te shtëpisë (lokal qe kishte shërbyer si shtyp-shkronjë me parë) ku janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk janë raportuar persona të lënduar”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se po e heton këtë dhe se ka inicuar rast për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.
“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për te përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit