Dy vetura janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 03 janar 2026, rreth orës 02:15, në parkingun e një auto-salloni, ku një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, dyshohet se ua ka vënë zjarrin automjeteve.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij në automjete të tjera apo objekte përreth.
Si pasojë e zjarrit, dy veturat kanë pësuar dëme materiale.
Rasti është cilësuar si “Zjarvënie”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet kompetente për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...