Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se aktivizimi i mjeteve ajrore amerikane në kuadër të KFOR-it në Kosovë për shuarjen e zjarreve në rrethinat e Tropojës, kanë shpëtuar nga djegia shumë prona, shtëpi, pyje e jetë njerëzish.
Malaj e falënderoi komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, për angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore, e i cili sipas tij, e aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë.
“Për punën e bërë dhe angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore të KFOR-it, dua të falënderoj komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, i cili aprovoi menjëherë kërkesën e palës shqiptare për ndihmë, si dhe interesimin e tij të vazhdueshëm për mbarëvajtjen e operacionit, Drejtorinë e KPK-së, struktura e komandës-kontrollit amerikan që vuri në dispozicion mjetet ajrore, pilotët që morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve, si dhe Përfaqësuesin tonë kombëtar në Komandën e KFOR-it, Kolonel Emeror Hajdarasi të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i cili kreu të gjithë koordinimin për zbatimin me sukses të operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Tropojës”, shkroi Malaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se përkushtimi i të gjithë akterëve sot dhe roli i rëndësishëm në koordinimin e kësaj përpjekjeje ishin thelbësore në suksesin e këtij misioni.
Aktivizimi i mjeteve ajrore amerikane të @NATO_KFOR në Kosovë për shuarjen e zjarreve në rrethinat e Tropojës, shpëtoi nga djegia shumë prona, shtëpi, pyje, madje edhe jetë njerëzish. Për punën e bërë dhe angazhimin e shpejtë të ekipeve ajrore të @NATO_KFOR, dua të falënderoj… pic.twitter.com/fHliIxiELR
— Ambassador Petrit Malaj (@petritmalaj) July 25, 2024
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...