Një lokal në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet është kapluar nga zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit.
Sipas policisë nuk ka persona të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
“Sot rreth orës 02:30, është pranuar informata për një incident zjarri në një lokal në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merren njësitet e stacionit Qendra në Prishtinë”, ka deklaruar Flora Ahmeti.
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...
Irani konfirmon vdekjen e ministrit të mbrojtjes dhe shefit ...
Trump paralajmëron Iranin: Do të goditim me një forcë që s’ë...
Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...