Një incident zjarri ka përfshirë një kompani të vendosur përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami”, në Ferizaj.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kenan Veseli, i cili tha se informacioni fillestar është pranuar rreth orës 09:15, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, menjëherë pas njoftimit janë alarmuar zjarrfikësit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.
“Po kemi pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përshi një kompani në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Janë njoftuar edhe zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta./Arbresh.info/

Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...