Zjarri ka kapluar një pejsë të një objekti banesor në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, sonte rreth orës 20:00.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili,tha se shkaktar i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa e rrjetit.
“Rreth orës 20:00 është raportuar se në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, në një objekt banesor, janë djegur orët e energjisë elektrike, të cilat më pas kanë dalë jashtë funksionit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit dhe ekipet e KEDS-it. Nga këta të fundit janë ngritur dyshime që deri te kjo ka ardhë si rezultat i mbingarkesës. Aktualisht po trajtohen rrethanat e rastit“, tha Borovci.
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes
“Java kundër Korrupsionit 2025” nis me aksion si...