Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të Pejës.
Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se nuk ka të lënduar dhe se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar.
“Sot rreth orës 19:05 policia është informuar për një zjarr i cili ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Qyshk, në kuzhinën e objektit përkatës”.
“Policia ka dalur mënjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi i zjarrëfkësve të cilët kanë vënë zjarrin nën kontrollë. Persona të lënduar fatmirësisht nuk ka. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...