Një zjarr i madh ka përfshirë fshatrat Sazli dhe Mirash, duke ngritur një tym të dendur mbi qiellin e zonës. Redaksia e Arbresh.info ka marrë pamje që tregojnë përmasat e zjarrit.
Policia ka konfirmuar se zjarrfikësit dhe patrullat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
“Ju njoftojmë se sot, më 19 korrik 2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar një informacion nga Njësia e Zjarrfikësve se është raportuar një zjarr fushor në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit. Për momentin, nuk ka informacione të sakta lidhur me shkaktarin apo dëmet eventuale, pasi ekipet janë ende në terren duke e menaxhuar situatën. Për çdo zhvillim të mëtejmë, do të jeni të informuar me kohë”, ka thënë për Arbresh.info, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli./Arbresh.info
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...