Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona në Kamenicë, pasi të njëjtit ishin duke zhvilluar gara shpejtësie.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se atyre u është shqiptuar gjoba prej 400 euro dhe katër pikë negative, si dhe masa e përkohshme përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj.
“Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dhjetë (10) muaj”, njofton policia.
Tutje policia ka apeluar te vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor./Arbresh.info/

Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...