Një nga mediat më të mëdha suedeze, “Dagens Nyheter”, ka raportuar për dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit, i shpallur fajtor për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Sipas raportimit, interesi i mediave suedeze lidhet me faktin se ish-çifti ka pasur edhe shtetësi suedeze, ndërsa Murseli është rritur në rajonin e Bohuslän në Suedi dhe ka jetuar mes Suedisë dhe Kosovës për disa vite.
“Dagens Nyheter” shkruan se Murseli është dënuar me burgim të përjetshëm për urdhërimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, ndërsa citon edhe reagimin e familjarëve të Liridonës, të cilët theksojnë dhimbjen për humbjen dhe të ardhmen e fëmijëve të saj.
Mediat suedeze gjithashtu rikujtojnë detaje nga ngjarja e rëndë e nëntorit 2023 dhe procesi hetimor që çoi në identifikimin e të përfshirëve në rast.
Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga media, çifti kishte filluar procedurat e shkurorëzimit në vitin 2019, por më vonë kishin ndryshuar vendim. Raportimet përmendin gjithashtu se motivi i mundshëm i krimit lidhet me çështje financiare, përfshirë një sigurim jete në vlerë rreth 280 mijë euro.
Po ashtu, thuhet se fëmijët e çiftit janë vendosur në kujdestari në Suedi.
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...