Një grua ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia nga data 23 korrik dhe më nuk janë kthyer, shkruan arbresh.info.
Nëna e ka raportuar rastin në polici më 20 shtator, derisa ka deklaruar se vajzat e saj mund të jenë në Shqipëri duke punuar, pasi sipas saj, edhe më parë kanë tentuar ta kalojnë kufirin.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...