Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, ka thënë se zgjidhja dypalëshe në mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të shërbejë si model edhe për çështje të tjera në rajon, njofton Klan Kosova.
Hahn ishte pjesë e Forumit Europian në Alpbach të Austrisë, bashkë me presidentin e Kosovës Hashim Thaci, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq, të Sllovenisë, Borut Pahor dhe nikoqirin Aleksander Va nder Bellen.
“Ishte gjithashtu mirë për ta dëgjuar dhe të sigurohemi nga të dyja palët që bëhet fjalë për një zgjidhje bilaterale, por e cila nuk duhet të shërbejë për çështje të tjera në regjion. Është diçka që specifikisht u adresohet nevojave të vetëm këtyre dy vendeve”, ka deklaruar Hahn, në konferencë për media.
Ai gjithashtu ka shtuar se “Europa dhe Bashkimi Europian ka filluar ta kuptojë para disa vitesh se është detyra jonë dhe përgjegjësia jonë që të kujdesemi për vendet europiane dhe të mos ua lëmë në dorë të tjerëve”./klan kosova/
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar