Procesi zgjedhor në katër komunat veriore të vendit ka filluar rreth 9 orë më parë ndërsa deri tani nuk është raportuar për asnjë incident.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Besim Hoti.
“ Deri tani çdo gjë është në rregull, nuk kemi pas asnjë problem apo incident. Shpresoj që kjo situatë të shkoj deri në fund”, ka thënë ai.
Ndërsa i pyetur për numrin e pjesëtareve të Policisë të angazhuar, Hoti ka thënë se kanë ftuar edhe resurse nga drejtoria e përgjithshme.
“Me numër nuk mund të saktësoj por e kemi përdorur numrin maksimal të drejtorisë rajonale në veri në mbështetje edhe të drejtorisë së përgjithshme. Pasi kemi qenë regjioni i vetëm kemi pas komoditetit të kemi numër më të madh të pjesëtarëve të Policisë”, ka përfunduar ai.
Ndryshe sot në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore./Arbresh.info/
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...