Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, gjatë konferencës për medie ka folur për takimin që ka zhvilluar dje me diplomatët e QUINT-it dhe BE-së, dhe për zgjedhjet në veri.
“Kemi pasur një takim me diplomatët e QUINT-it dhe BE-së. Qytetarët në veri nga dhjetori janë në proces të mbledhjes së nënshkrimeve. Të gjitha obligimet që i kemi pasur janë përmbushur. Tani kemi katër grupe të qytetarëve në veri që janë autorizuar për të mbledhur nënshkrimet. Nga data 22 dhjetor kanë filluar të rrjedhin afatet”, ka deklaruar ai.
Ministri ka thënë se udhëzimi administrativ është hapi konkret për të shkuar në zgjedhje.
“Nuk mund të veprojmë me kërkesa të Beogradit që nuk i pranojnë kryetarët”, ka deklaruar ai./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...