Google ADS

Zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, reagon zyra e BE’së në Kosovë

08:03 | 30 Nëntor 2020
A Z

Shefi i Zyrës së BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar faktin se votuesit kanë dalur të votojnë mbrëmë në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, përkundër kufizimeve për shkak të koronavirusit.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka lavdëruar edhe punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“I vlerësoj votuesit që morën pjesë në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore në ditën e zgjedhjeve, edhe pse pati kufizime për shkak të COVID-19. Përfshirja aktive e qytetarëve është e rëndësishme për një proces të besueshëm zgjedhor dhe demokracinë. Punë e mirë është bërë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shkruan ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme