Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të kësaj partie.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, përmes rrjetit Facebook, sipas të cilit kandidaturat zyrtarisht shpallen në Kuvendin e LDK-së dhe për të gjitha informacionet do të njoftojnë mediat me kohë.
Sipas tij, LDK është konfirmuar se është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore.
Ndryshe, LDK duket se nuk do ta ketë më në krye të saj Isa Mustafën, i cili për dy mandate radhazi, qeverisi me këtë parti.
Deri më tani, pesë emra të anëtarëve të LDK-së janë përfolur të kandidojnë për të parin e partisë: Lutfi Haziri, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...