Numri i femrave që garojnë për udhëheqjen e komunave edhe kësaj radhe është i vogël.
Vetëm tri femra janë kandidate për kryetar të komunës dhe dy nga to janë nga PDK, ndërsa një nga Alternativa që njëherësh është edhe kryetare e këtij subjekti politik.
Kusari-Lila do të rikandidojë në vendlindjen e saj, por kësaj radhe jo si AKR por si Alternativë.
Kusari-Lila do të garojë kundër Ardian Gjinit të AAK-së, Hajdar Beqajt nga PDK-ja si dhe Bekim Ermeni nga LDK.
Ndërsa Mitrovicën PDK synon ta rikthejë me kandidaten Valdete Idrizi.
Idrizi që ka marr çmime edhe ndërkombëtare për angazhimin e saj për pajtim do të jetë në garë me udhëheqësin e emisionit “Show Meseletaion”, humoristin Fehmi Ferati që garon nga VV, Safet Kamberin nga LDK si dhe Agim Bahtiri nga AKR.
Një emër jo fort i njohur, po nga PDK do të garojë në Pejë. PDK ka nominuar Sabiha Shala kandidate për kryetare e cila do të garojë kundër kryetarit aktual Gazmend Muhaxheri, si dhe Fatmir Gashi nga AAK.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës