Deri sot në ora 11:00 për certifikim për zgjedhjet lokale kanë aplikuar 31 subjekte politike.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani kanë aplikuar një parti politike 16 iniciativa qytetare dhe 14 kandidatë të pavarur.
“Deri në orën 11 të ditës së sotme (e martë, 22 gusht) numri i Subjekteve Politike që kanë aplikuar është: 31. Një Parti Politike; 16 Iniciativa Qytetare; 14 Kandidatë të Pavarur (për kryetarë komunash të ndryshme, apo për asamble komunale të ndryshme). Gjatë ditës ky numër pritet të ndryshojë deri në përmbylljen e afatit”, ka thënë Elezi.
Aksident në Vlorë, një person në gjendje të rëndë shëndetëso...
Rrahje në Istog, shtatë persona dërgohen për trajtim mjekëso...
Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në rajonin e P...
BE planifikon rregullore të re për mediet sociale dhe mbrojt...
Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike ...
Nis sonte Eurovision 2026, Shqipëria garon të enjten me Alis