Tutje, ai theksoi se është koha që të gjithë të bashkohen për të realizuar ëndrrën e përbashkët për Kosovën.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të caktuar 9 shkurtin si datën e zgjedhjeve, ndërsa partia e tij kishte propozuar 26 janarin.
Krasniqi e ka cilësuar këtë shtyrje si të panevojshme për PDK-në, por ka theksuar se e rëndësishme është që tani ekziston një datë për zgjedhjet.
“Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën”.
“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë”, shkroi Krasniqi.
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...
Gjuajti me armë në drejtim të shtëpisë, arrestohet 74 vjeçar...
Votimi me postë nis të enjten, KQZ del me sqarim për votuesi...