Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 9 shkurt, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjor.
Përmes një komunikate per media, PZAP-ja ka njoftuar për të gjitha vendimet lidhur me procesin zgjedhor gjatë kësaj periudhe.
Nga të gjitha ankesat, ka aprovuar 249 vendime, ka refuzuar 242 vendime, 73 ankesa ishin të palejuara, 4 të tërhequra, 53 të pasafatshme dhe dy pjesërisht të pranuara. Ndërkohë, në Komisionin e Pavarur për Media PZAP ka dorëzuar 17 ankesa dhe në Këshillin e Mediave të Shkruara dy ankesa.
Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-ja për subjektet politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro, njoftoi tutje PZAP./Arbresh.info
Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km...
Kështu duken fletëvotimet për votimet e 7 qershorit
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...