Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) më 6 korrik do të mbajë Kuvendin për zgjedhjen e bordit të kësaj organizate, duke përfshirë kryetarin dhe anëtarët.
AGK njofton se Kuvendi Zgjedhor i AGK-së do të mbahet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
“Të nderuar anëtare/anëtarë të organizatës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, më 6 korrik 2024 do të mbajë Kuvendin për Zgjedhjen e Kryetares/Kryetarit dhe Anëtarëve të Bordit të organizatës. Kuvendi i Zgjedhor i AGK-së, do të mbahet në Atelienë përballë Sallës së Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nga ora 11:00”- thuhet në njoftimin e AGK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...