Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për afatin kohor që kanë partitë për certifkim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe afatin për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve.
Sipas KQZ’së, ky afat është deri më 23 qershor, shkruan Arbresh.info.
Brenda këtij afati, partitë politike duhet ta njoftojnë Zyrën, nëse nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Për informacione shtesë për partitë politike, Zyra ka vënë në dispozicion këtë numër kontakti 038 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, brenda 15 ditëve nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Kosovës, partia politike e regjistruar e cila nuk dëshiron të certifikohet për zgjedhje duhet të njoftojë Zyrën që nuk garon në zgjedhje, apo që partia politike do të kërkojë certifikim përmes koalicionit në përputhje me këtë ligj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...