Egzon Daku zgjidhet në krye të Parlamentit Studentorë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Parlamenti Studentor i UP-së, sot ka bërë ndërrimin e kryetarit. Kryetari i deritanishëm Arben Mehmeti i dorëzoi postin kryetarit të ri, Egzon Dakut.
Ndërrimi në kreun e Parlamentit Studentor vjen si rezultat i rrotacionit sipas marrëveshjes së koalicionit të organizatave studentore.
Me rastin e dorëzimit të detyrës, Mehmeti i falënderoi të gjithë për bashkëpunim, e uroj që puna e mirë të vazhdoj tutje.
Ndërsa, kryetari i ri Egzon Daku, siç transmeton KP, u zotua se do të punojë tutje për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës, për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e studentëve, për të sjellë inovacion e kreativitet, për të rritë cilësi e për të intensifikuar bashkëpunim.
“Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit është ballafaquar me ide e probleme të ndryshme, por me bashkëpunëtorët zotohemi që do të punojmë për t’ia rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të studentëve. Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë studentët, strukturat e tyre dhe menaxhmentin e Universitetit”, tha Daku.
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...