Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka bërë të ditur se deri me tani kanë marrë pjesë mbi 180 mijë mërgimtarë në regjistrimin e popullsisë.
Në konferencën për media, Gashi ka theksuar se në platformën eDiaspora janë regjistruar mbi 50 mijë mërgimtar, shkruan Arbresh.info.
“Ka një interesim çdo ditë e më të shtuar të mërgatës për tu bërë pjesë e regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Ne si ministri e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në mbështetje nga ASK, kemi lehtësu këtë proces duke integru formularin në kuadër të regjistrimit të platformës eDiaspora. Platforma e-Diaspora synon me ofru shërbime digjitale për bashkatdhetarët. Është formë e njëjtë si e-Kosova për botën digjitale të diasporës. Në kuadër të kësaj platformës, moduli i parë që është plasu është regjistrimi i popullsisë”, ka thënë ajo.
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë është e rëndësishme sepse për herë të parë na jep një pasqyrë të qartë se ku gjinden bashkatdhetarët tanë dhe cilat janë kërkesat e tyre”, u shpreh Gashi.
“Deri me tani kemi 180 mijë pjesëtarë të diasporës që janë regjistruar dhe kemi mbi 50 mijë që janë regjistruar direkt në platformën e-Diaspora”, tha Gashi./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kastrati: Deri dje janë regjistruar mbi 530 mijë persona dhe mbi 36 për qind e objekteve në Kosovë
Kastrati: Ka persona që refuzojnë të regjistrohen, po vazhdon negocimi me ta
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...