Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, ka kërkuar që në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, të realizohen të gjitha zotimet.
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Lirak Çelaj, sot mori pjesë në inaugurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit, me rastin e 140 vjetorit, vitit të Skënderbeut dhe 28 Nëntorit, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, Çelaj mori pjesë edhe në takimin përgatitor ndërqeveritar, me ç’rast ka theksuar se “uroj që të kemi më shumë këmbëngulje për realizimin e zotimeve të mëhershme, duke ju dhënë drejtim edhe rrethanave të reja. Ashtu qoftë!”
Postimi i plotë i Çelajt pa ndërhryje:
Sot ishte ditë e shënuar, në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, në Prizren u inauguruan shtatoret e Abdyl Frashrit, Ymer Prizrenit dhe Sylejman Vokshit, në prani të udhëheqësve shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë por edhe udhëheqësit politik shqiptarë të trojeve etnike.
Ky inaugurim nën kujdesin e Qeverisë së Kosovës, u bë me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, në vitin e Skënderbeut dhe në prag të festës së katërfishtë, 28 Nëntorit.
Kushdo që i mendon integrimet evropiane pa përafrim të të njëjtit popull i ndarë në rrethana të rënda, me synime plotësisht për të njëjtat vlera, mendoj se bën gabim në proces.
Takimi përgatitor ndërqeveritar, është shembulli më i mirë i synimit civilizues të heqjes së çdo barriere që pengon afrimin apo fuqizimin e Kosovës dhe Shqipërisë.
Takimet e tilla, të Qeverisë tonë me qeveritë tjera, ishin dëshmi se mund të bëjmë më shumë për njëri-tjetrin.
Takim i sotëm, është i rëndësishëm në proces. Uroj që të kemi më shumë këmbëngulje për realizimin e zotimeve të mëhershme, duke ju dhënë drejtim edhe rrethanave të reja. Ashtu qoftë!”.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...