Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, i ka ftuar për kafe nesër në ora 12:00 shoqatën e gastronomëve, pasi këta të fundit e shpallën “Non Grata” Qeverinë Hoti.
Tutje, zëvendëskryeministri në një postim në Facebook, thotë se gastronomët nuk e kanë kuptuar saktë këtë vendim.
Postimi i tij i plotë:
Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini! /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar