Kryetari i Zubin Potok-ut, Izmir Zeqiri, vlerëson se komunat veriore të vendit kanë qenë për vite me radhë terren i përshtatshëm për kriminelë e terroristë.
Megjithatë, Zeqiri i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshin, u shpreh se me qeverisjen e tanishme lufta kundër krimit në Veri është fituar, njofton Dukagjini
“Angazhimi është vendim i guximshëm dhe s’është më shumë se vendosje ligjore ndaj secilit, në këtë aspekt është fituar lufta ndaj krimit. Sic u vërtetua edhe me sulmin në Banjska, terroristët kanë qenë të financuar dhe kanë mbajtur në ndikim qytetarët”, tha Zeqiri.
Zeqiri, mes tjerash, u shpreh se tashmë terreni në komunat veriore të vendit janë të lira dhe janë të hapura për të gjithë që duan t’i vizitojnë.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...