Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë nuk do të iu kërkohet testi për COVID-19 kur hyjnë në Kosovë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit dhe se si rrjedhojë nuk do të kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët nga Lugina e Preshevës.
“Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!”, ka shkruar Zemaj./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...