Zemaj paralajmëron vendime të reja nëse nuk respekton masat anti-Covid-19

20:47 | 2 Nëntor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se institucionet shëndetësore po punojë për të ulur numrin e rasteve.

Zemaj ka thënë se më ligjin anti-Covid-19, ka më shumë hapësirë për masat, shkruan Arbresh.info.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur kemi rritje të infeksione në 10 ditët e fundit, pas një ulje paraprake. Ky dyjavor na ka vendosur në një situatë tjetër, për shkak të të cilit kemi marrë masa të reja. Sa i përket asaj se a është vala e parë apo e dytë, duhet të them se kemi të bëjmë me një virus të fshehtë, i cili nuk është lehtë i përballueshëm në raport me jetesën dhe trajtimin e këtij virusi. Duhet të jemi në gjendje të gjithë të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin. Ndaj virusit askush nuk është imun nëse vëmendja dhe kujdesi nuk do të jetë i shtuar. Situatën duhet ta kthejmë situatën në kontroll të plotë, por do të ketë masa të reja nëse do të ketë rritje të infeksioneve”, ka thënë Zemaj në Debat Plus.

Ndryshe, këto janë të gjitha masat e reja që ka marrë qeveria.

 

Nga sot hynë në fuqi masat e reja anti-COVID, ja çfarë duhet të dini

 

Shpërndaje në rrjete sociale