Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, para se të bëjë një prezantim të gjerë të aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor–dhjetor i ka nderuar me një minutë heshtje 25 punonjësit shëndetësorë që humbën jetën në përballjen me COVID-19.
“Në përkahje të plotë nga kryeministrit kemi pasë suksese në shëndetësi. Jemi përballur me tërë fuqitë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit me përkushtimin tonë të përbashkët. Do t’i nderojmë dhe kujtojmë përherë 35 profesionistët shëndetësorë që janë heronjtë të kohës sonë”.
Zemaj ka falënderuar edhe organizatat ndërkombëtare në ndihmën dhënë Kosovës për të frenuar virusin vdekjeprurës.
“Për këta muaj s’kemi pasë orar pune, jo vetëm unë dhe stafi im në ministri, por e tërë shëndetësia. Unë jam krenar me të gjithë kontribuuesit deri në sakrificë të vetëmohimit. Jam krenarë me mjekët dhe infermierët tonë, stafin teknik dhe institucionet lokale që përkrahin shëndetësinë”.
“Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional për së paku dy qeveritë e ardhshme. Jeta e njeriut është më e vlefshme se çdo projekt i fushës tjetër. Shëndetësia do trajtim meritor dhe as lëmoshë e ndihmë nga tepricat e buxhetit të shtetit”.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...