Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se ministri i Shëndetësisë është treguar i papërgjegjshëm dhe duhet të shkarkohet.
Ai tha se Qeveria hoqi dorë nga menaxhimi i pandemisë.
Sipas tij, kur varianti Delta u përhap kryeministri Albin Kurti e ministri Arben Vitia thonin se pandemia ka marrë fund.
“Pas një vere e cila la shumë pasoja, ne duhet së paku të shprehim ngushëllime për qytetarët që humbën më të dashurit e tyre me COVID-19, por mbi të gjitha humbën besimin, shpresën nga papërgjegjësia nga keqmenaxhimi më mirë të themi nga mosmenaxhimi fare i tërsishëm dhe heqja dorë e menaxhimit me pandeminë Covid-19″.
“Paralajmërimet tona në muajin qershor e korrik, qeveria jo vëtëm që i neglizhoi, por filloi duke u tallur ashtu siç ishte tallur e kishte përdorur pandeminë vitin ekaluar, e të sabotonte punën e institucioneve shëndetësore dhe kryerjen e detyrave të Qeverisë”.
“Më 2 gusht ishte hedhur alarmi se variant Delta ka përfshirë në masë të madhe në shpërndarjen e infeksionit, kryeministri Kurtid he Ministri i Shëndetësisë dolën duke u krekosur se pandemia ka marrë fund dhe qytetarët mund të ndihen të lirë të jetojnë e veprojnë, pa mbikëqyrje të masave pa kufizime dhe pa kujdes të veçantë në ruajtjen e shëndetit publik, kjo prodhoi pasoja të tmerrshme”.
“Masa të papërgjegjshme që do të jenë njollë në insitucionet tona. Kur infeksioni u 10 fishua, qeveria vazhdoi me relaksimin e masave. Largoi punëtorët shëndetësorë dhe inspektorët dhe u fshehën”. /EO/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...